Flash News

KRYESORE

Ventura: Takimin Shqipëri-Itali duam ta kthejmë në festë

Ventura: Takimin  Shqipëri-Itali duam ta kthejmë në festë

Në një konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë, trajneri i kombëtares italiane, Xhan Piero Ventura, ka deklaruar se  dëshiron që ky takim të kthehet në festë.

I pyetur nëse është gati shpirtërisht Italia për ndeshjen me Shqipërinë ai është përgjigjur se deri tani është hasur dhe më vështirësi të paparashikueshme dhe se ka ardhur momenti që të punoj ashtu iç duhet. Ai shprehet se është hera e parë që Italia luan në Shqipëri dhe duke pasur këtë element historik do të donte që ky takim të kthehej në një festë.

“Është një ndeshje ku ne nuk duhet t’i tregojmë publikut tonë se sa vlejmë. Lojtarët duhet t’i tregojnë vetes së tyre se sa vlejnë. Deri tani kemi hasur në vështirësi ndoshta edhe të paparashikuara, por ja që vjen një moment kur duhet të rikthehesh të bësh punën siç duhet. Ne na duhet të rigjejmë shpirtin e duhur për të luftuar.

Është hera e parë që Italia luan në Shqipëri dhe duke pasur këtë element historik do të donim të gjithë të shndërrohej në një festë. Ne gjithsesi do të përpiqemi që të marrim pikë. 50 për qind kemi ardhur për të marrë pikë, ndërsa 50 për qind për të bërë një hap përpara. Ne kemi objektiva të mëdha dhe duam pikë sepse duam të jemi kokë grupi në play-off. Sa i përket Panuçit, ai është edhe mik i Bufonit…” është shprehur Ventura.

 

Të fundit