Flash News

KRYESORE

Vepër arti me akull, "Dubak" sfida më e re e internetit

Temperaturat -40 gradë celsius në Rusinë lindore, nuk i kanë ndaluar njerëzit të dalin jashtë dhe të argëtohen në borë (dhe në akull). Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, temperaturat aktuale në Rusi janë shumë më të ftohta se mesatarja për kohën e vitit.

Çuditërisht, hileja e hedhjes së ujit në ajër dhe të shohësh se si kthehet në akull- që ishte shumë popullore në Amerikë gjatë vorbullës polare- është kthyer tashmë në virale. Njerëzit anë e mbanë vendit kanë filluar të bëhen pjesë e sfidës "Dubak", që është një zhargon i gjuhës së rusishtes dhe përdoret për motin e ftohtë.

Kjo sfidë mund të praktikohet edhe në Shqipëri (në vendet që ka ende borë) por me temperaturat që kemi aktualisht, uji nuk mund të kthehet në akull.

Më poshtë, keni disa nga fotot më të bukura të kësaj sfide që i kanë publikuar "Republica" dhe "BBC":

Të fundit