Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Vepra e rrallë/ Fjalori i Kostandin Kristoforidhit i përpunuar nga Martin Camaj botohet në Beograd
Sapo doli nga shtypi fjalori i Kostandin Kristoforidhit, i ripunuar nga Martin Camaj. Fjalori ka si datë përfundimi 12 prillin e vitit 1953 në Beograd, ndërsa Camaj qëndroi në këtë qytet midis viteve 1948-1957, kohë gjatë së cilës kreu studimet për romanistikë në Fakultetin Filologjik dhe dha ndihmesën e tij në Katedrën e Albanologjisë, një nga pesë katedrat më të vjetra të këtij universiteti. Fjalori është një vepër me mjaft interes për studiuesit dhe për lexuesit e interesuar. Ai është botuar nga shtëpia botuese “Dielli”, e cila drejtohet nga profesoreshë Naile Mala Imami, njëherësh edhe Shefe e Katedrës së Albanologjisë në Fakultetin e Filologjisë në Beograd. Studentët e Fakultetit Filologjik i bënë disa pyetje Imamit.
Znj. Imami, si redaktore dhe botuese e fjalorit të Kostandin Kristoforidhit, përpunuar nga Martin Camaj, por edhe studiuese e lektore e gjuhës shqipe në Katedrën e Albanologjisë në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Beogradit, çfarë përfaqëson për ju kjo vepër?
Fjalori i Kostandin Kristoforidhit, i përpunuar prej Martin Camajt gjatë viteve të para të qëndrimit në Beograd, ka një domethënie të madhe për mua si shqiptare dhe folëse e shqipes në radhë të parë, sepse përmban një pasuri të shtuar, përveç asaj që la Kristoforidhi. Fjalori përbën një rëndësi të dorës së parë për mua si studiuese dhe lektore, por edhe për gjithë kolegët e interesuar të fushës. Përmes përpunimit të këtij fjalori Camaj ka shpënë më tej punën e Kristoforidhit. Ai ka shtuar sqarimin e kuptimeve të fjalëve dhe ka sjellë shembuj që e plotësojnë dhe pasurojnë punën e mëparshme. Por nuk janë vetëm studiuesit e gjuhës dhe leksikografët, ata që e shohin me interes daljen në dritë të këtij fjalori; Camaj poet ka lënë gjurmët e veta edhe në fletët ku ka shtypur me makinë shkrimi fjalorin. Janë mjaft fletë, në faqet e pasme të të cilave ai ka disa nga poezitë ose pjesët e poezive që shkroi midis viteve 1948-1953, kur edhe punonte me fjalorin. Dua të theksoj se botimi i këtij fjalori ka gëzuar edhe këdo që e njeh historinë e Katedrës së Albanologjisë në Beograd, ku Camaj dha ndihmesën e tij gjatë viteve të qëndrimit këtu.
Dhe ajo që është më e rëndësishme për mua personalisht dhe për familjen time: realizuam ëndrrën e botimit të këtij fjalori, kopjen e vetme të dorëshkrimit të të cilit Martin Camaj ia pat falur Sitki Imamit, mikut të tij të ngushtë, kur u largua nga Beogradi më 1957. Sitki Imami, shkrimtar i njohur nga Gjakova, asokohe punonte për Seksionin Shqip të Radios Shtetërore këtu në Beograd. Pas vdekjes së tij, fjalorin e ruajti i biri, profesori i Fakultetit të Arteve të Dramës, Petrit Imami, bashkëshorti im. Gjatë takimeve me studiues e miq të tjerë dashamirës gjithmonë kemi diskutuar për mundësinë e botimit të këtij fjalori, por prej disa vitesh mpleksjet e rrethanave dhe sëmundja e pashërueshme e tim shoqi, na e kufizuan mundësinë.
Nga shtëpia botuese “Dielli” ne kemi mundur të veçojmë disa tituj interesantë dhe tani ky fjalor, që përbën një interes kaq të madh. Mund të na tregoni më tepër për këtë shtëpi botuese dhe për profilin e saj?
Unë dhe bashkëshorti im Petriti kemi qenë shumë kureshtarë për gjithçka që lidhet me shqiptarët dhe gjuhën shqipe dhe kjo është arsye që morëm një hap të tillë. Për fat, im shoq arriti të botonte disa nga veprat e tij të rëndësishme sa ishte në jetë, siç është libri në tri vëllime Shqiptarët dhe serbët ndër shekuj, ndërsa Fjalori që sapo u botua ishte një nga amanetet e tij që unë tashmë e quaj të plotësuar. Mund të them që ideja jonë, të cilën unë po vijoj dhe nuk do të resht së realizuari, është që t’ua mundësojmë lexuesve botimin e veprave pak, ose aspak të njohura që lidhen me perceptimin e dy popujve, atij shqiptar dhe atij serb.
Në Shqipëri ka më pak informacion lidhur me botimet serbe për shqiptarët në dy shekujt e fundit, në Kosovë ka më shumë informacion, por mbeten mjaft vepra të pabotuara, midis të cilave disa kanë një vizion pozitiv e disa të tjera një vizion negativ ose shumë negativ për fqinjët. Çfarë po botoni ju konkretisht dhe cili është profili juaj si botues?
Interesi ynë është të informojmë për çdo libër të shkruar në dy shekujt e fundit, pavarësisht vizionit, sepse njohja e plotë do të na jepte një mundësi më të mirë për të gjykuar, jo njohja selektive për mirë ose për keq. Po punojmë paralelisht për botimin e të gjithë librave në të dyja gjuhët serbisht dhe shqip. Theksoj se disa libra janë mjaft të vjetër dhe gati të panjohur edhe për lexuesit serbë.
Tashmë ne kemi filluar të botojmë edicionin “Shqiptarët në etnologjinë dhe etnografinë serbe”. Kjo shtëpi botuese ka publikuar edhe një numër librash të tjerë, si ato të autorit të njohur Branisllav Nushiqit “Kosova, përshkrimi i vendit dhe popullit”, “ Kosova në detin e artë”; “Malësia” e Andrija Joviqeviqit; “Për arnautët” të Aleksa Bogosavleviqit, “Problemi shqiptar dhe Austro-Hungaria”, “Serbia e vjetër dhe shqiptarët” “Marrëdhëniet serbo- bullgare dhe çështja shqiptare”; “ Shënime udhëtimi nëpër Serbinë jugore” të Nikolla Trajkoviçit.

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38