Flash News

KRYESORE

Veprimet në banka, Rama sqarim për qytetarët që iu ka skaduar karta e identitetit

Veprimet në banka, Rama sqarim për qytetarët që iu ka

Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në Facebook jep një sqarim lidhur me skadimin e kartave të identitetit.

Ai thekson se qytetarët të cilëve u ka skaduar kjo kartë, mund ta përdorin atë për të kryer shërbime në banka, deri në fund të kësaj situate të krijuar nga koronavirusi.

Bashkangjitur me sqarimin, Rama publikon edhe letrën e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, drejtuar bankave të nivelit të dytë, ku iu kërkon të pranojnë kartat e skaduara gjatë kësaj periudhe.

Mesazhi i Ramës:

🔴 U LUTEM TË GJITHË ATYRE QË ANKOHEN, PYESIN, KOMENTOJNË PËR KARTAT ID QË JANË JASHTË AFATIT KUR DUAN TË SHKOJNË NË BANKË, TË MOS PËRTOJNË TË LEXOJNË KËTË SHKRESË SE TEK E TEK TË GJITHËVE NUK U SHPJEGOJ DOT TË NJËJTËN GJË!

🔴 ID KONSIDEROHEN TË GJITHA TË VLEFSHME, MJAFTON TË PRINTONI NGA KOMPJUTERI JUAJ APO NË KOMPJUTERIN E BANKËS NJË ÇERTIFIKATË TË FRESKËT NGA e-albania

🔴 AMAN DERMAN LEXOJENI🙏

Të fundit