Flash News

KRYESORE

Vepron PD, kërkon heqjen e mandatit për dy deputetët miq të Edi Ramës: Kanë qenë kriminelë në Itali

Partia Demokratike ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorinë e Përgjithshme një kërkesë ku kërkon heqjen e mandatit për deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipi. Sipas kërkesës së PD-së, Rakipi ka të shkuar kriminale në Itali dhe për këtë arsye duhet të verifikohen të dhënat e tij në formularin e vetëdeklarimit në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

Aqif Rakipi njihet si mik i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, ndërkohë, gazetarë të ndryshëm kanë hedhur më parë dyshime për të shkuarën e deputetit të Elbasanit.

Ndërkohë, një kërkesë e njëjtë është dorëzuar edhe për deputetin e PS-së, Gjetan Gjetani, për të cilin gjithashtu ka të dhëna për të shkuarën kriminale në Itali.

Të fundit