Flash News

KRYESORE

“Vera e nxehtë e skandaleve”, Basha: Kush u gëzua nga "zhvillimet"

“Vera e nxehtë e skandaleve”, Basha: Kush u gëzua nga

Kryedemokrati Lulzim Basha në bashkëbisedim ne gazetarët ditën e sotme ka renditur skandalet e kësaj vere të nxehtë.

“Kjo verë ka qenë e nxehtë jo vetëm prej temperaturave por edhe për vazhdimin e skandaleve. Së pari bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin, bashkëqeverisja me krimin që vërtetohet më së miri nga ajo që qytetarëve i ka sjellë një faqe interneti kurse gjithë kohën e tij e kalon më kriminelët. Ata kanë akses, e me ta ulet gju më gju”, deklaroi Basha.

Sipas tij, ministrat e deputetët e maxhorancës janë gëzsuar për skandalet e njeri-tjetrit. “Plasi skandali i Xhafajt, u gëzua Tahiri. Plasi skandali i Cyrbjas u gëzua Xhafajt. Plasi i Ballës, u gëzua Cyrbja, plasi skandali i Bibës, u gëzuan këta të gjithë”, tha kreu i PD-së.

Kryedemokrati e konsideron tallje reagimin e kryeministrit për sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala si dhe reagimin e kryeprokurores Arta Marku.

‘I turpshëm dhe i neveritshëm është reagimi i prokurorisë. Përveç deklaratave duhet të nisë një hetim gjithëpërfshirës. ‘- u shpreh më tej kryedemokrati.

Të fundit