Flash News

KRYESORE

Vera Grabocka feston sot ditëlindjen, Alketa: Je një ‘Peter Pan’ që s’do rritesh kurrë

Regjisorja e njohur Vera Grabocka, sot ka ditëlindjen dhe urimet e personazheve ‘VIP’ dhe jo vetëm nuk kanë munguar për të.

Moderatorja dhe bashkëpunëtorja e saj, Alketa Vejsiu nuk i ka kursyer fjalët e mira për Verën në këtë ditë të veçantë, ku veç të tjerash e ka konsideruar si ‘biblën’ e profesionit dhe televizionit.

“Gëzuar ditëlindjen grua e mrekullueshme. Bibla e profesionit dhe televizionit, Vera Grabocka . E kam lexuar dhe mësuar mirë, faleminderit Prof! Je një legjendë, je një grua shumë e madhe por je vërtetë edhe një Peter Pan që nuk do rritesh asnjëherë! E di që jam edhe një ndër studentet që ke dashur më shumë, 18 vite bashkë”, ka shkruar moderatorja në postimin e saj në ‘Instagram’.

Vera Grabocka numëron një sërë projektesh të suksesshme që nga fillimi i karrierës së saj, dhe aktualisht sapo ka nisur bashkë Alketa Vejsiun një tjetër produksion, “Në kurthin e Piter Pan”.

Të fundit