Flash News

E-TJERA

Vera shkakton bilanc ‘lufte’ në Francë. Afro 1500 vetë vdesin nga vapa

Vera shkakton bilanc ‘lufte’ në Francë. Afro 1500

Ministja e Shëndetësisë e Francës, Agnes Buzyn, tha se vala e të nxehtit gjatë muajve qershor dhe korrik ka shkaktuar në Francë 1435 të vdekur.

Duke folur për Radio Francën, Buzyn tha se gjysma e viktimave kanë qenë mbi 75 vjeç.

Ajo shtoi se, falë masave parandaluese, norma ka qenë dhjetë herë më e ulët se në periudhën e njëjtë në vitin 2003, kur Evropa është përfshirë nga një tjetër valë vdekjeprurëse e të nxehtit.

Franca shënoi temperaturën prej 46 gradësh Celsius në qershor, që është më e larta në historinë e saj.

Në kryeqytetin Paris po ashtu u shënua temperaturë rekorde prej 42.6 gradësh Celsius në korrik.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 567 persona vdiqën në periudhën 24 qershor - 7 korrik, ndërsa 868 të tjerë vdiqën nga 21 deri më 27 korrik.

Gjatë periudhave të nxehta, shumë shkolla u mbyllën dhe disa ngjarje publike u anuluan, për të minimizuar ekspozimin e publikut.

Temperaturat e larta thyen rekorde sivjet edhe në vende të tjera të Evropës, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikën, Gjermaninë, Luksemburgun dhe Holandën. / REL/

Të fundit