Flash News

KRYESORE

“Veriu i Kosovës i duhet dhënë Serbisë”. Shkrimtari reagon ashpër ndaj Baton Haxhiut: Tradhëtarët e mercenarët s’kanë atdhe!

“Veriu i Kosovës i duhet dhënë Serbisë”.

Gazetari nga Kosova Baton Haxhiu në një intervistë dhënë për "Mapo" u shpreh se korrigjimi i kufijve nuk do të ketë efekte domino në rajon.

“Një proces i tillë nuk mund të konceptohet thjesht në terma të garancive objektive, që korrigjimi territorial Kosovë-Serbi nuk do të prodhojë efekte askund tjetër në rajon. Sidoqoftë, nëse një proces i tillë bazohet në parimin e konsensusit midis palëve për ndryshim territorial, gjithçka rezulton të jetë jo vetëm në përputhje me parametrat e Helsinkit, por njëherazi edhe afirmim që kjo praktikë është e vlefshme vetëm në rast të dakordimit paraprak ndërshtetëror”, tha Haxhiu.

Por pas ketyre deklaratave ka reaguar shkrimtari Agron Tufa, i cili në një shkrim në Facebook thotë se Tradhëtarët e mercenarët s’kanë atdhe!

“Nëse Baton Haxhiiu përserit “Veriu i Kosovēs i duhet dhēnē Serbisē”, edhe unë po pērsëris: “Lëreni Batonin t’ia japë Serbisë veriun dhe jugun e erzit të shtëpisë” (Kosova nuk ka qenë ndonjëherë “shtëpia” e tij: tradhëtarët e mercenarët nuk kanë atdhe!)”, shprehet Tufa.

Të fundit