Flash News

KRYESORE

‘Veriu nuk pranon kolektivizimin dhe luftën kundër fesë, gati për kryengritje’/ Dokumenti ‘top secret’: Si CIA stërviste emigrantët për t’i hedhur në Shqipëri (Foto të rralla)

Një dokument ‘top secret’ i vitit 1968 në lidhje me përgatitjen që shërbimet inteligjente amerikane, CIA, u bëri katër emigrantëve shqiptarë në SHBA, është bërë publik nga Memorie.al.

Sipas këtij dokumenti, drejtori i Zbulimit Politik Jonuz Mersini informonte ministrin e Punëve të Jashtme Behar Shtylla në lidhje me këtë aktivitet të CIA-s amerikane. Katër shqiptarët, pasi ishin përgatitur në një kurs special në Bari të Italisë, do shkonin në Kalifroni për kurs të dytë dymujor parashutizmi. Pastaj, ata do të qëndronin në pritje për t’u hedhur në Shqipërisë.

Emigrantët e stërvitur nga CIA ishin Pal Biba, Marash Marku, Mark Deçka dhe Nikoll Shkoza.

Në dokumentin ‘tepër sekret’ flitet për një situatë të pafavorshme për qeverinë komuniste të asaj kohe në zonat e Veriut, që shihej edhe si e favorshme për organizmin e kryengritjeve me ndihmën  e amerikanëve.

Dy çështjet kryesore të pakënaqësisë së shqiptarëve të Veriut, të cilat edhe pse në heshtje, nuk i pranonin, ishte kolektivizimi i zonave malore dhe lufta kundër fesë.

Dokumenti sqaron se arsyeja përse nuk mund të organizohej një kryengritje ndaj qeverisë ishte fakti se kjo mund të krijonte një gjendje shumë të acaruar në Evropë dhe me pasoja të pandreqshme për Amerikën dhe aleatët e saj.

“Neve, shpjegon instruktori amerikan, i marrim të gjitha masat qysh tani (megjithëse tani për tani nuk veprojmë) në mënyrë që të jemi të gatshëm për të vepruar menjëherë sapo edhe situata në Evropë të na e lejojë, për arsye se të njëjtën gjë kundrejt Shqipërisë do të bëjnë dhe sovjetikët porsa t’i lejojë situata, sepse ata duan me çdo kusht të dalin në bregdetin Adriatik dhe vendi më i preferuar i tyre është Shqipëria”, thuhet në dokumentin sekret.

Ndërsa për sa i përket 4 shqiptarëve të stërvitur në bazat e CIA-s në Bari dhe Kaliforni, dokumenti thotë se ata ishin ndarë në katër grupe dhe do të dërgoheshin në Shqipëri sapo të piqeshin kushtet.

Zonat ku ata do të operonin ishin: Në Mirditë përgjegjës Nikoll Shkoza, në pukë përgjegjës Pal Biba, në Dukagjin përgjegjës Marash Marku, dhe në Malësinë e Shkodrës përgjegjës Mark Deçka.

“Anëtarët e tjerë të grupeve, sipas tyre janë duke u përgatitur në Gjermaninë Perëndimore. Jemi në ndjekje për verifikimin e mëtejshëm të veprimtarisë dhe lëvizjes së tyre”.

Të fundit