Flash News

KRYESORE

Versioni i ri i himnit, gazetarja i drejtohet Kumbaros: “Kush dreqin të vuri ministre kulture ty moj e pakulturë”

Versioni i ri i himnit, gazetarja i drejtohet Kumbaros: “Kush dreqin

Videoja e publikuar nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në “Facebook”, ku në sfond është himni kombëtar në një variant të ndryshëm nga ai zyrtarë [shih videon më poshtë] vijon të ngjallë reagime të shumta.

Pas deputetit Luan Rama dhe kompozitorit Gazmend Mullahi, ka komentuar edhe gazetarja Ida Nurçe, e cila shprehet e shokuar me sjelljen e Kumbaros duke theksuar se nuk e kupton ku e ka gjetur gjithë këtë guxim që të tallet hapur me figurat historike të këtij populli.

Po ashtu, ajo i bën thirrje të japë dorëheqjen pasi nuk është e denjë për këtë post.

Statusi i plotë:

Sapo e pashe nje video, qe paska postuar Mirela Kumbaro, medemek ministre kulture, dhe thashe me vete “dreqiiiin, ne cfare haleje jetoj!”

U riktheva dhe nje here dhe e rimendova ate qe thashe me siper. Fundja c’faj ka vendi?! Eshte me i bukuri mbi planet. Aty pastaj gjeta rastin, nxorra dufin, dhe shava me liber shpie te gjithe ata qe e kane marre ne dore kete vend. Nuk mbajta me... E si te mundja, kur po e cojne per lum?! Si mund te mos i shaja keta kokpalare?! Keta si kjo minsitrja, qe nuk kane minimumin e kultures, etikes, profesionalizmit per ate gje qe jane caktuar te bejne?!

Une nuk e di ku dreqin e ka gjetur gjithe ate guxim, e te arrije te ndryshojne simbolet, melodine e himnit tone kombetar, te tallet hapur me figurat historike te ketij populli...?!

Jam e shokuar, se si mundet te behet kjo gje, me ate flamur per te cilin kane dhene jeten te paret tane...

Habitem, si mundet te ndryshohet himni, i cili na ben te qajme kur e degjojme?!

Habitem, si mundet qe injoranca te jete kaq e theksuar dhe deliri te arrije ne nje pike aq te larte?!

Habitem, se si kane fuqine ne dore per te marre vendime keto lloj speciesh?!

Po ku ne te .... e gjete te drejten t’i besh keto ndryshime moj e dashur minsitre, kuuu?!!!!

Po kush dreqin te vuri ministre kulture ty moj e pakulture, qe nuk i di as tri rreshta nga historia e kombit tone?!

Po si mundet te na i reklamosh vendet historike te Shqiperise, kur je ti ajo, qe po e pengon ruajtjen gjalle te vlerave historike te ketij vendi?!

Pashe ne video qe kishe perdorur At Gjergj Fishten. Ja ku po te publikoj videon tjeter, se si eshte shtepia e tij sot! Sepse je ti ajo qe nuk lejon te restaurohet shtepia e tij dhe e ke lene si nje germadhe, e cila eshte e mbushur me miser dhe kashta gruri brenda.

Je ti ajo qe nuk e restauron Muzeumin te Muzeu Kombetar, i cili po amortizohet, e po shkaterohet dita dites. Pllakat, qe duhen per restaurimin e tij i ke bllokuar ne podrumet e vete muzeut dhe nuk jep aprovimin qe ky muzeum te behet, sic duhet te jete ne fakt!

Je ti ajo qe vlerat historike, te vertetat, i mbulove me dhé e me piktura.

Turp te te vije, qe je aty ku je!

Turp te te vije qe e quan veten ministre!

Turp te te vije qe nuk zhdukesh nga ai post, e ta lesh kete vend te gezoje historine te pakten!

Të fundit