Flash News

KRYESORE

“Vesha pantallona të ngushta për t’i bërë përshtypje shoqes”, Blendi Fevziu rrëfen si e pësoi nga policët

“Vesha pantallona të ngushta për t’i bërë

Blendi Fevziu ishte i ftuari i parë i “Dua të të bëj të lumtur”, ku surprizoi një zotëri që punonte në minierën e Bulqizës.

 Fevziu tregoi  se deri më tani nuk i është dhënë mundësia të shkojë në minierën e Bulqizës. Ai tregoi kontaktin e parë me minierën dhe incidentin që i ndodhi me policët kur ishte në gjimnaz.

“Ishte viti 1986 dhe kisha blerë dy bileta për në një shfaqje, për vete dhe një shoqen time. Vesha një palë pantallona të ngushta për t`i bërë asaj përshtypje, meqë sapo kisha nisur të shoqërohesha me të. Te dera e shfaqjes më ndaluan. Më thanë: 'Ku shkon me këto pantallona?'. U thashë: 'I kam marrë me postë i thashë, kam paguar doganë'" rrëfen Fevziu. Më tej ai tregoi se si ndëshkim i çanë pantallonat në të dyja anët dhe se ishte ndjerë i pafuqishëm në sy të shoqes.

Të fundit