Flash News

KRYESORE

Veshja gjatë homazheve për Hajdaragën, Rama shkeli Kodin që e ka hartuar dhe miratuar vetë

Veshja e kryeministrit Edi Rama, me çitjane dhe atlete, gjatë homazheve në nder të Luan Hajdaragës, u komentua gjerësisht si një sjellje jo etike dhe mungesë vlerësimi për ceremoninë ku kreu i qeverisë ishte i pranishëm.

Por përtej kësaj, veshja me të cilën u shfaq Rama bie ndesh edhe me ‘Kodi Etik Ministror’ të cilin vetë kryeministri e ka miratuar sapo mori detyrën.

Në nenin 1 të këtij Kodi, i cili gjendet në faqen zyrtare të kryeministrisë, thuhet se ndër të tjerash se ‘Kodi ka për qëllim të përcaktojë rregullat e etikës, që do të garantojnë një sjellje të anëtarit të Këshillit të Ministrave në ushtrimin e funksionit të tij’.

Në nenin 11 të këtij Kodit, thuhet ndër të tjerash se anëtarët e kabinetit duhet që tu përmbahen “kodeve/rregulloreve të etikës, veshjes dhe sjelljes”.

Veshja e Ramës, në një ceremoni zyrtare, siç ishte ajo e homazheve për Hajdaragën të organizuara nga Kuvendi, bie ndeshesh me Kodin në fjalë, por kjo nuk është hera e parë që Rama shkel edhe gjërat që i harton dhe miraton vetë.

Rama gjatë homazheve për Luan Hajdaragën

Të fundit