Flash News

KRYESORE

Vështirësia për të ruajtur gjuhën shqipe, Eleni tregon pse flet anglisht me shqiptarët

Vështirësia për të ruajtur gjuhën shqipe, Eleni tregon

Në episodin e parë të projektit më të ri të Jonida Shehut, e ftuar ishte Eleni Fuereira. Kjo intervistë nisi me disa fjalë shqip nga ana e këngëtares me origjinë shqiptare. Eleni ka rrëfyer se e kupton komplet gjuhën shqipe por nuk e flet dot sepse qëkur janë larguar nga Shqipëria, prindërit i kanë folur në greqisht për të kapur gjuhën dhe të mos humbnon shkollën.

“Mami dhe babi vendosën të na flisnin në greqisht në shtëpi, që ne të mësonin gjuhën shpejt dhe të mos humbisnim shkollën, Ishte shumë e vështirë sepse nëna nuk donte që ne të humbisnim klasat dhe filluam të flisnim greqisht dhe kështu unë e humba shqipen megjithëse gjuha nuk harrohet kurrë. Mendoj se nëse rri edhe e flas një muaj, do më rikthehet e folura dalëngadalë. Por kuptoj gjithçka.”, ka thënë Eleni.

Jonida të gjitha pyetjet i bëri në shqip, pa nevojën e përkthimit, por vetë këngëtarja i ktheu përgjigjet në anglisht dhe fliste ndonjë fjalë të paktë në shqip.

Të fundit