Flash News

KRYESORE

Vështrimi historik dhe aktual i Paskal Milos: Berisha udhëheqës i shquar; Rama e sheh veten brenda ‘ekranit të tij’

Vështrimi historik dhe aktual i Paskal Milos: Berisha udhëheqës i

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo ka dhënë një vështrim historik për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe një vështrim aktual për kryeministrin Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit me studentët në “Këndin e Ekselencës”.

Sa i përket Berishës, Milo e ka konsideruar kundërshtarin e tij politik si politikan të rangut të parë në Shqipëri dhe që do të mbetet në historinë politike të vendit.

“Është padyshim një politikan i rangut të parë në Shqipëri pavarësisht nga alternativa politike që përfaqëson.  Është patjetër një nga udhëheqësit politik të tranzicionit shqiptar nga më të shquarit dhe do të mbetet në historinë politike të Shqipërisë, edhe për mirë edhe për keq. Një personalitet politik duhet gjykuar gjithnjë në kompleksitet”, komentoi Milo.

Për kryeministrin Rama, Milo tha se është e vështirë ta fusësh në ndonjë grup të caktuar politikanësh sepse shpesh herë është i paparashikueshëm në lëvizjet e tij. Ai kritikoi Ramën se e sheh veten brenda ‘ekranit të tij’ dhe bazuar në këtë vlerëson punën si kryeministër.

“Në momentin që ai e sheh veten brenda ekranit të tij, atëherë i mbush mendjen vetes se unë e kam mirë, unë po bëj mirë”, tha Milo.

Paskal Milo i përgjigjet drejtpërdrejt Petro Koçit: Mercenar, unë kam dinjitet dhe nuk jam si ti

Të fundit