Flash News

KRYESORE

Veshur me bluzën e bardhë, pedagogu i mjekësisë proteston me studentët para ministrisë

Veshur me bluzën e bardhë, pedagogu i mjekësisë proteston me

Prej rreth pesë orësh, studentët kanë protestuar kundër tarifave të larta në universitete, para Ministrisë së Arsimit.

Protestës së të rinjve i janë bashkuar edhe pedagogë, të cilët kanë mbështetur nismën e tyre kundër VKM-së për tarifat e reja.

Politiko.al sjell në vëmendjen edhe një pedagog të fakultetit të Mjekësisë, i cili në shenjë proteste është bërë pjesë e tubimit, i veshur me bluzën e bardhë të mjekut.

Në protestë morën pjesë edhe pedagogu Edmond Tupe, si dhe Aleanca për Teatrin, me në krye aktorin Neritan Liçaj dhe regjisorin Kastriot Çipi.

Të fundit