Flash News

POLITIKOFF

Veshur sportiv, i shoqëruar nga Era, Ilir Meta bën një apel nga mali i Dajtit

Veshur sportiv, i shoqëruar nga Era, Ilir Meta bën një apel nga

Mali i Dajtit në Tiranë ka qenë zgjedhja e presidentit dhe familjes së tij për të pushuar këtë fundjavë.

I shoqëruar më e vogla e familjes presidenciale, Era, Meta ka bërë një apel në kuadër të ditës ndërkombëtare të Tokës.

Meta ka kërkuar më shumë ndërgjegjësim dhe vëmendje nga të gjithë për mbrojtjen  e natyrës.

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, dua të bëj një apel për një kujdes më të madh dhe vëmendje më të shtuar nga të gjithë, për mbrojtjen e natyrës së mrekullueshme që kemi, biodiversitetit të pasur dhe pyjeve të bukura të vendit tonë.

Duhet të kontribuojmë gjithnjë, që ta pasurojmë mjedisin dhe ekosistemin dhe ta bëjmë tokën një vend më të mirë për të jetuar! Bashkë me Erën nga mali i Dajtit: Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës!”, shkruan Meta në facebook.

Të fundit