Flash News

KRYESORE

Vetë jashtë listës, Peza ‘i qan hallin’ Patozit: Në ‘SHQUP’ kanë filluar të këndojnë, ja poezia që më recitoi

Vetë jashtë listës, Peza ‘i qan hallin’ Patozit:

Ndonëse mbeti për vete jashtë listës së PS, deputeti Alfred Peza ka reaguar për përjashtimin e Astrit Patozit nga lista e PD.

Peza shprehet se Patozi shkëlqen me mungesën në listën e kandidatëve për deputet, ndërsa e vlerëson për modelin që ka ruajtur në Kuvend. Ai tregon edhe një poezi që Patozi i ka recituar në një kontekst tjetër.

Reagimi i Alfred Pezës:

Shkelqen me mungesen ne listen e kandidateve per deputete te PD, Astrit Patozi. Nje model urtesie e modestie, qe arriti gjate ketij mandati me ane te fjalimeve te tij, te ngjitej ne lartesine e nje zeri unik opozitar, qe do te na mungoje. Parlamenti i ri eshte qe sot pak me i varfer. E sigurte se ne ate salle nuk do te mungojne sharjet, dhuna verbale e fizike, fyerjet, fjalimet pa buke dhe oret e cuara dem nga anonime qe do lexojne gjera qe as vete nuk i kane kuptuar ndonjehere. Por ne shtator e tutje, ne krahun e djathte kur je perballe asaj salle, do te kete me pak racionalitet, kthjelltesi dhe art te fjales politike. Ndersa ata qe e kane pritur largimin e tij, ndoshta sot brenda SHQUP-it kane filluar te kendojne me vargjet e nje poezie te vjeter, qe ai vete ma ka recituar ne nje kontekst krejt tjeter, dikur:

Qe pa gdhire u ngrit sot fshati/

sa te madh kemi gezimne/

eshte larguar sot Astriti/

te kendojme per Lulezimne...

Astrit Patozi pas përjashtimit nga PD: Vendimi u mor nga Basha dhe Berisha, Rama më paralajmëroi

Të fundit