Flash News

KRYESORE

Vetë kurohet në Gjermani, Rama në Tiranë: Ata që flasin kundër spitaleve shqiptare, nuk i kanë parë me sy

Vetë kurohet në Gjermani, Rama në Tiranë: Ata që flasin

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me mjekë të spitaleve shqiptare, ku ndër të tjera ka njoftuar për ashpërsimin e kodit penal për dhunën ndaj bluzave të bardha. Një pjesë e madhe e fjalimit të Ramës u përqëndrua në sulme kundër mediave, duke u përpjekur të vendosë mjekët kundër gazetarëve.

Por ndërkohë që vetë kurohet në spitalet e Gjermanisë për problemet shëndetësore, Rama sulmoi edhe ata pacientë që kërkojnë kushte normale në spitalet shqiptare. Sipas kryeministrit, ata që kritikojnë kushtet në spitale nuk e kanë parë me sy ndryshimin.

“Është komplet e kundërta e asaj që pikturohet dhe komentohet nga gjithë vala e vulgaritetit të rrjeteve sociale, kanaleve dhe portaleve që i etiketojnë mjekët sikur janë djalli vetë. E kundërta është e vërtetë. E vërteta duhet thënë pavarësisht se do të ishte shumë e lehtë për të bërë populizëm dhe për të goditur mjekët që të fitoheshin zemrat e të revoltuarve që nuk kanë marrë një herë shërbim shëndetësor në spital sepse për fatin e tyre nuk kanë parë asnjëherë spital me sy. Ose kanë në mendje spitalet që kanë parë 5,7, 10 apo 15 vite më parë që nuk janë të njëjtat me ato që janë sot”, deklaroi kryeministri.

Më tej, Rama shtoi: “Mos u dorëzoni dhe kur të ndiheni keq nga sulmet që i bëjnë kategorisë tuaj, ngushëllohuni duke më kujtuar mua. Mua nuk mi bëjnë sulmet si kategori, por mi bëjnë si person. Siç e shikoni jam gjallë dhe pavarësisht se çfarë keni dëgjuar nuk kam ende nevojë për ju. Por është e sigurtë dhe unë i kam provat që konsultën e parë e bëj këtu. Për fat të mirë nga të gjitha konsultat rezultoj i suksesshëm nga të gjitha çfarë më bëjnë.”

Të fundit