Flash News

KRYESORE

Vetëflijimi në emër të ringjalljes në Kombinat, lëviz policia dhe prokuroria, nis hetimet për sektet fetare në Shqipëri

Vetëflijimi në emër të ringjalljes në Kombinat,

Dy ditë pas ngjarjes makabre në Tiranë që tronditi mbarë opinionin publik, duket se autoritetet janë vënë në lëvizje për të kuptuar se kush fshihet pas indoktrinimit të nënës Zhaneta Josifi, 56 vjeç e cila u gjet e pajetë bashkë me vajzën e saj Anisa 30 vjeç në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër Blerta 34 vjeç në gjendje të rëndë, aktualisht e stabilizuar në spital.

Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për të gjitha sektet fetare në vend, për të identifikuar sektin ku gruaja me dy vajzat e saj bënin pjesë.

Gratë besonin te ringjallja pas vdekjes, pas vetëflijimit dhe ajo që e bën më tragjike dhe tronditëse këtë ngjarje është fakti se trupi i pajetë i 30-vjeçares mendohet se është mbajtur për 15 muaj në banesë, ndërsa nëna dhe motra tjetër e kishin mumifikuar dhe kujdeseshin vazhdimisht për të, duke e lyer me solucione, në pritje sipas tyre të ringjalljes.

Nga ana tjetër, sot janë përcjellë për në banesën e fundit nëna dhe vajza, teksa të afërmit e tyre në Përmet kanë organizuar një ceremoni varrimi.

Të fundit