Flash News

KRYESORE

Vetëflijimi në Kombinat, edhe Kisha Ungjillore ‘i refuzon’: Familja Josifi ishte anëtare para 15 vitesh

Kisha Ungjillore ka deklaruar se familja Josifi, ku nënë e bijë u gjetën pak ditë më parë në Kombinat të vetëflijuara nga uria pasi besonin te ringjallja, kanë qenë anëtare 15 vjet më parë në Përmet.

Në një dalje për mediat, Ylli Doçi hodhi poshtë se ky komunitet fetar mund të ketë ndikuar në nxitjen e familjes Josifi drejt vetëflijimit.

“Besimi ynë qëndron në inkurajimin të qëndrojmë përballë vështirësive. Duhet të analizoni a kanë pasë shëndet mendor këto vrasja, si ka qenë puna me ta. Njerëzit vrasin veten për shumë arsye, nëse kanë qenë ungjillore i bie të ketë qenë dështim i besimit ungjillor. Fitorja e besimit është fitorja përballë cdo vështirësie. Perëndi nuk na krijoiu që të marrim jetën.

Mund të jenë deviacione, por duhen analizuar. Në asnjë vend të botës nuk predikohet vetëvrasja. Vetëflijimi nga uria është i pakuptimtë për besimin tonë”, tha Doçi.

Nga ana tjetër, pastori i Kombinatit tha se familja Josifi ishte anëtare para 15 vitesh, ndërsa me transfereimin e tyre ato nuk kanë qenë pjesë  komunitetit të tyre fetar.

“Në bazë të komunikimeve që kemi patur, 15 vjet më parë ata kanë qenë pjesë e këtij besimi në Përmet, por kur janë transferuar në Tiranë, mund të kenë qenë vizitore të kishave, por në asnjë kishe lokale në Tiranë nuk rezultojnë si anëtare.

Kishat janë të hapura, por s’kanë qenë të regjistruara si pjesë anëtare të kishë. Unë jam pastor në Kombinat dhe nuk kam dëgjuar asnjëherë për këtë familje.

Gjatë pandemisë si kishë kemi vizituar disa qindra familje, dhe ne asnjë prej emrave nuk ka rezultuar kjo familje. Për mbi 10 vjet si drejtues i kishës në Kombinat nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e saj”, u shpreh pastori i Kishës Ungjillore në Kombinat, Oges Biti.

Të fundit