Flash News

KRYESORE

Vetëflijimi në Tiranë, flet vëllai i Zhaneta Josifit: Në shtëpi nuk kemi ndjerë kurrë erë të rëndë; ç’më thoshin kur i vizitoja

Vetëflijimi në Tiranë, flet vëllai i Zhaneta Josifit:

Vëllai i Zhaneta Josifit, Selman Fejzo ka folur në një rrëfim ekskluziv për ‘News24’, ndërsa ka treguar detaje nga takimet e tij me motrën dhe mbesat e tij.

Fejzo pohoi se mbesën e tij të ndjerë, Anisa, nuk e kishte takuar që prej 2 vitesh, duke shtuar se nuk ishte të dijeni se çfarë sekti ndiqnin ato konkretisht.

“Anisa nuk dilte sa here shkonim ne shtëpi. Na thoshin “Anisa eshte ne shtepi, po lexon e po fle”. Nuk na shkonte kurre mendja qe do ndodhte kjo gje. Prej kohesh nuk po kontaktoja dot me motrën. U detyrova te shkoja ne Polici. Motra me vajzen iu pergjigjen thirrjeve te Policise. Motra dhe Blerta i thane Policise “Jemi ne shtepi”. Policia na tha se motra me vajzat ishin mire. Anisen ka rreth 2 vjet pa e takua. Ne shtepi nuk kemi ndjere kurre ere te rende. Nuk e kuptojme arsyen e ketij akti ekstrem. Nuk kam informacion ne cilin sekt fetar ishin perfshire. Vajzat ishin me shkolle te larte, vetem e ema punonte”, tha ai.

Ndërkoha, daja i dy vajzave, pohoi se interesohej shpesh për to nëse kishin probleme apo kërcënoheshin nga dikush. Ndër të tjera ai tha se bashkëshorti i motrës së tij ishte vetëvrarë para 16 vitesh, pasi i kishte rënë një trompozë, ndërsa ishte hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonin.

“Interesohesha nese kishin probleme apo kercenime. Babai i vajzave pesoi tromboze para shume vitesh dhe më pas vetëvra. Ai u hodh nga kati i katërt i pallatit", tha ai./BW

Të fundit