Flash News

KRYESORE

Vetëhelmohet me fostoksinë, ndërron jetë në spital 27-vjeçarja nga Kamza

Vetëhelmohet me fostoksinë, ndërron jetë në spital

Një 27-vjecare i ka dhënë fund jetës gjatë ditës së sotme duke konsumuar fostoksinë në banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur në Kamëz, teksa 27-vjeçarja me iniciale R.M., është dërguar menjëherë nga familjarët në spital por pa mundur të mbijetojë. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet që e kanë shtyrë të renë t’i japë fund jetës.

“Më datë 14. 08. 2018, në spitalin “Nënë Tereza”, ka shkuar në gjendje të rëndë shtetasja R. M., vjeçe 27, banuese në Kamëz, e cila sipas familjarëve ka konsumuar fostoksinë në banesën e saj dhe rreth orës 14:00, ka gjetur vdekjen. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë”, njofton policia.

Të fundit