Flash News

KRYESORE

Vetëm 13 ditë punë, jep dorëheqjen drejtoresha e Autoritetit Rrugor

Vetëm 13 ditë punë, jep dorëheqjen drejtoresha e Autoritetit

Vetëm 13 ditë ka zgjatur puna si drejtoreshë e Autoritetit Rrugor Shqiptar për Vasilika Vjeron. Ajo dha dorëheqjen ditën e sotme nga detyra, ndërkohë që nga emërimi i saj është paraqitur shumë pak në zyrë.

Nuk dihen arsyet e largimit të Vjeros, ndërkohë që edhe paraardhësja e saj, Sonila Qato, dha dorëheqjen nga puna. Qato u largua sepse u akuzua nga një kompani private për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Institucioni i Autoriteti Rrugor është një nga drejtoritë që kontrollon financimet apo tenderat me vlerë miliona euro për rrugët.

Të fundit