Flash News

KRYESORE

Vetëm 19 minuta tek Atalanta, Roma firmos zyrtarisht me mbrojtësin brazilian

Vetëm 19 minuta tek Atalanta, Roma firmos zyrtarisht me mbrojtësin

Mbrojtësi Roger Ibanez është larguar nga Atalanta për t'u transferuar te Roma. 21-vjeçari brazilian konsiderohet si një lojtar me të ardhme të mirë, sepse ka shumë talent.

Ai u transferua tek Atalanta në fillim të këtij sezoni për 4 milionë euro nga ekipi i Fluminenses. Fatkeqësisht, 21-vjeçari nuk arriti të zërë një vend titullari tek Atalanata dhe kryesisht ka luajtur me të rinjtë.

Ibanez gjithsej është aktivizuar në vetëm 19 minuta me fanellën e Atalantës këtë sezon dhe bëhet fjalë vetëm për një ndeshje, kur u zëvendësua në një ndeshje të Champions League.

Te verdhekuqtë ai pritet të ketë më shumë hapësira dhe mund të tregojë se sa vlen.

Të fundit