Flash News

KRYESORE

Vetëm 5 minuta dhe kamerat fiken në sallën ku do merret vendimi për Saimir Tahirin

Vetëm 5 minuta dhe kamerat fiken në sallën ku do merret vendimi

Ka zgjatur rreth pesë minuta mbledhja me dyer të hapura e Këshillit të Rregullores ku do të merret vendimi për kërkesën e prokurorisë për arrestimin e deputetit të PS, Saimir Tahiri. Prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj mori fjalën i pari duke paralajmëruar dorëzimin e provave të reja kundër ish-ministrit.

Propozimi i prokurorit gjeti mbështetjen e deputetëve të opozitës, por u kundërshtua nga avokati i Tahirit. Gjithsesi, kryetari Gramoz Ruçi mori vendimin për të pranuar kërkesën e prokurorisë për dorëzimin e provave sekrete dhe vendosi që mbledhja të vijojë pa praninë e kamerave. Jashtë kanë dalë edhe Tahiri me avokatine tij.

Kamerat dhe ish-ministri i Brendshëm do kthehen në sallë kur pala mbrojtëse të paraqesë argumentat përse Këshilli nuk duhet të pranojë kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit.

Prokurori surprizon Tahirin që në fillim të mbledhjes: Gati të dorëzojmë prova të reja

Të fundit