Flash News

KRYESORE

“Vetëm Betim Spërdhima s’ka hyrë në parlament”, aktori i Portokalli-së ‘kapet’ me deputetin e opozitës së re: Është komplet bosh

Aktori i njohur i Portokallisë, Rezart Veleshnja është ndalur te situata politike në vend dhe reflektimi i tyre në spektaklin e njohur të humorit.

Sipas tij, politika ndërthuret me skenaret e Portokalli-së pasi sipas tij një pjesë e njerëzve nuk arrijnë ta kuptojnë siç duhet.

“ Vetem Betim Spërdhima është u vetmi që ka mbetur pa hyrë në parlament”, thotë aktori me ironi, i ftuar në emisionin 'Wake up’ në TCH, i cili pyetet nëse sheh ndërkohë emisione politike.

“Pashë së fundmi një emision 360 gradë te Tur Zhejit. Pashë një deputet, në thonjëza, qe ne e kemi bërë edhe në Portokalli”, thotë aktori.

“Kujtim Xhuzi po flet...”, shton moderatori Isli Islami.

“Mua nuk ma nxë as goja , por më vjen keq që kemi arritur në këtë pikë. Një njeri që është bosh komplet, që nuk di ligjet e hyn në parlament dhe më drejton mua që mund të kem 3-4 fakultete. Si ka mundësi. Kjo është sigurisht për tu vënë në skenë. Më vjen keq ku ka arritur ky vend që të fusë në parlament këto lloj njerëzish dhe shumë nga këta,njëri s'di të lexojë, tjetri s’di matematikë, ej, WTF dhe kjo është situatë e frikshme, pra në Shqipëri është një situatë Halloween-i”, shprehet Veleshnja.

Të fundit