Flash News

KRYESORE

I vetëm dhe në fund të sallës, ku e degdisi Rama ish-'superministrin' Saimir Tahiri

Marrëdhëniet e Saimir Tahirit dhe Edi Ramës janë në momentin e tyre më të keq. Ish-ministri i Brendshëm u pa sot, në seancën e parë të Kuvendit, i ulur i vetëm në fund të sallës, me një distancë të madhe nga kolegët e tij socialistë.

Tahiri ka qenëdruar gjatë gjithë kohës i heshtuar dhe i fokusuar te drejtuesit i seancës, Besnik Bare.

Kjo degdisje e Tahirit larg vendit ku ishte ulur Rama dhe të besuarit e tij, tregon për ftohjen që ka ndodhur mes tyre.

Tahiri nuk e priti aspak mirë shkarkimin si ministër i Brendshëm dhe kur mendonte se do të merrte ndonjë rol drejtues në qeverinë e re apo në parti, kryetari Rama e surprizoi për keq, duke mos i dhënë asnjë post.

Pas 6 vitesh rikthehet në sallë, Besnik Bare refuzon t’i jap fjalën Lulzim Bashës

 

Të fundit