Flash News

KRYESORE

“Vetëm Europë nuk është kjo”, studentët e Vlorës braktisin takimin me Ramën

Sot kryeministri Edi Rama ka nisur një takim me studentët e Universitetit të Vlorës, por një pjesë prej tyre zgjodhën të largohen që para se të niste diskutimi.

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, janë shprehur njëzëri studentët në sallë dhe më pas disa prej tyre u larguan në shenjë proteste.

Rama ka reaguar menjëherë pas këtij gjesti nga ana e studentëve dhe u shpreh: ‘Vetëm Europë nuk është kjo”.

Kujtojmë se edhe një ditë më parë, një studente e Universitetit Bujqësor të Tiranës u largua në shenjë proteste, pasi deklaroi para kryeministrit se ishte njoftuar për një takim me rektorin dhe pedagogët dhe jo me të.

Të fundit