Flash News

KRYESORE

Vetëm katër muaj në detyrë, shkarkohet drejtori i Portit të Durrësit; ja kush e zëvendëson

Vetëm katër muaj në detyrë, shkarkohet drejtori i Portit

Artjan Qirici është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Portit të Durrësit. Ai ishte emëruar në këtë post më 24 tetor të 2017-ës dhe qëndroi në detyrë për vetëm katër muaj.

Vendin e tij në krye të portit do e marrë aktivisti i PS në Durrës, Afrim Bakaj, i cili ka qenë ish-drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Bakaj u largua nga AKU në janar të 2016-ës, pas hyrjes zyrtarisht në koalicion të PDIU-së me PS-në dhe LSI-në.

Emri i Afrim Bakajt u përmend edhe gjatë vitit të kaluar përpara se detyrën ta merrte Qirici, për shkak se ka qenë anëtar i Bordit në portin e Durrësit.

Të fundit