Flash News

KRYESORE

Vetëm këtë nuk e prisnim, PSG pret një fjalë nga Icardi

Vetëm këtë nuk e prisnim, PSG pret një fjalë nga Icardi

Mauro Icardi ka nxituar për t'i dhënë një sinjal të fundit lamtumire Interit. Ai e ka injoruar ish-skuadrën e tij duke u shprehur "PSG është ekipi më i fortë në të cilin kam luajtur".

Kaq ka mjaftuar që klubi parisien të nisë punën për ta blerë përfundimisht sulmuesin. Argjentinasi për momentin është i huazuar në Paris dhe ka një klauzolë me vlerë 70 mln euro. Duke marrë parasysh moshën e tij të re, PSG është e lumtur që ka në dorë një lojtar të tillë, por ka edhe një problem.

Fjalën e fundit për transferimin e ka Icardi dhe jo klubi. Pra, Interi ka dalë jashtë loje me këtë operacion, sepse nuk ka të drejtë vetoje, por vetë lojtari po. Nëse Icardi nuk ka dëshirë, PSG nuk e transferon dot. Kjo e bën situatën jo pak problematike.

Të fundit