Flash News

KRYESORE

Vetëm kryeministri kanadez mund t`i ktheje humorin mbretëreshës

Kur kryeministrut kanadez, Justin Trudeau  nuk i reziston as mbretëresha e Anglisë çfarë mund të themi për të tjerët. Kryeministri kanadez Trudeau  ka zhvilluar një takim me mbretëreshën në pallatin Holyrood, i cili ka rezultuar shumë i sukseshëm pasi ai ia doli që të bëjë  mbretëreshën të qeshë.

Trudeau u nderua nga universiteti i Edinburgh me çmimin “Honoris Causa” në lidhje me përkushtimin e tij për barazi dhe diversitet, dhe kjo ka qenë edhe fillimi i bisedës mes tyre, si për të thyer akullin. Por një shaka e bërë nga kryeministri simpaktik, i pëlqeu edhe mbretëreshës të cilëne vlerësoi shumë.

Teksa po i jepnin dorën njëri-tjetrit Trudeau u xhirua duke thënë: “Më kanë ofruar një diplomë nderi në Universitetin e Edinburgut. Ndoshta i trondita disa nga ish-profesorët e mi që tani do të më shohin si doktor, madje edhe doktor nderi".

Mbretëresha iu përgjigj me një buzëqeshje si duke i thënë se ishte një shaka shumë e bukur.

Epo, kjo ishte e bukur”, u përgjigj mbretëresha.

Ndoshta kjo ishte një shaka "intelektuale" siç i pëlqejnë mbretëreshës, por nuk e përjashtojmë mundësinë që fakti që kjo shaka është thënë nga Trudeau e ka bërë atë të qesh. E kush do të ishte ajo që nuk do të qeshte me shakatë e Trudeau? Dyshojmë që ekziston një njeri i tillë.

Të fundit