Flash News

KRYESORE

Vetëm me Fugën në krah, Rama takohet me Tsipras: Ju vlerësojmë për qëndrimin për negociatat

Vetëm me Fugën në krah, Rama takohet me Tsipras: Ju

Edi Rama dhe Aleksis Tsipras kanë zgjedhur të takohen sërish në një tokë asnjëanëse dhe jo në shtetet respektive. Kryeministrat e Shqipërisë dhe Greqisë kanë zhvilluar bisedime dypalëshe në Dubrovnik të Kroacisë, ku po marrin pjese në samitin 16+1, midis Kinës dhe Evropës Lindore.

Në foton e publikuar nga Tsipars nuk jepen detaje mbi takimin, ndërkohë që shihet se Rama shoqërohet vetëm nga këshilltari i tij për mediat, Endri Fuga.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, “biseda mes kryeministrave shqiptare dhe grek u përqendrua në reformat e ndërmarra nga Shqipëria me synim hapjen e negociatave me Bashkimin Europian si edhe në nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe jo vetëm në rrafshin politik e të fqinjësisë së mirë, por edhe në shkëmbimet tregtare dhe investimet e huaja.”

Kryeministri Rama ka vlerësuar qëndrimin e Athinës zyrtare mbi të ardhmen e Shqipërisë në BE dhe rolin që qeveria greke luan për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE.

Por ky vlerësim i Ramës vjen vetëm një javë pasi Tsipras kërcënoi publikisht Tiranën se do të bllokonte negociatat pas vendimit të Qeverisë për të bllokuar disa prona në bregdet dhe që u përkasin minoritarëve grekë. Pas kërcënimit të Tsipars, ky vendim i Qeverisë shqiptare u hoq nga çdo faqe shtetërore në internet.

Të fundit