All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Vetëm një akuzë për djalin e deputetit, reagimi zyrtar i policisë së Krujës për arrestimin e Rexhep Rrajës

Vetëm një akuzë për djalin e deputetit, reagimi zyrtar i
All - Paragraf - 1

Policia e Krujës ka bërë publike njoftimin zyrtar, sa i takon arrestimit të Rexhep  Rrajës, djalit të deputetit të PS, Rrahman Rraja.

All - Paragraf - 3

Në njoftimin zyrtar, policia thekson se 24-vjeçari është arrestuar vetëm për veprën penale të “përndjekjes”, ndryshe nga ç’ka deklaruar Xhisiela Maloku në kallëzimin e saj në korrik të këtij viti.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës bënë kapjen me qëllim ekzekutimin e Urdhrit të Prokurorisë Krujë mbi bazën e Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, nr.189 dt. 29.09.2018, e cila ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për shtetasin R.Rr. 24 vjeç, banues në Krujë.

Ai akuzohet për veprën penale "Përndjekja" parashikuar në nenin 121/a të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.

Kujtojmë se ekspertiza mjeko-ligjore vërtetoi se ishte ushtruar dhunë ndaj vajzës, me një dëmtim që i ka humbur aftësinë e përkohshme për punë deri në 9 ditë. Ndërkohë, ditën e djeshme, dy të rinjtë u thirrën në komisariat për të dhënë sërish dëshmitë e tyre mbi rastin.

Të fundit