Flash News

KRYESORE

“Vetëm një idiot mund të mos e besojë këtë”, Bushati-opozitës: Duhen veprime më radikale

“Vetëm një idiot mund të mos e besojë

Opinionisti Andi Bushati i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka dhënë mendimin e tij sa i përket ligjit të Teatrit dhe rolin e opozitës.

“Sot vetëm një idiot mund të mos besoje se kemi të bëjmë me një vjedhje”, u shpreh Bushati. Ndërsa më tej teksa foli për rolin e opozitës, ai u shpreh se opozita duhet të ndërmarrë veprime më radikale.

“Duhen veprime më radikale. Ka patur një debat në duhen djegur mandatet apo jo. Opozita duhet të bojkotojë totalisht mandatet…Opozitës i është hequr e drejta për t’iu drejtuar gykatave të vendit, pse kjo opozitë duhet të vazhdojë të jetë pjesë e sistemit?”, tha Bushati.

Më tej ai shtoi se armët e opozitës duhet të jenë armë ekstra politike

“Opozita ose do zgjedhë rolin e fasadës ose do bëjë opozitë të vërtetë. Opozita e vërtetë kërkon sakrifica”, tha më tej Bushati.

Të fundit