Flash News

KRYESORE

"Vetëm një rast pozitiv, mbyll aktivitetin", publikohet udhëzuesi i MSH: Si do shërbehet në ambientet e bareve, restoranteve e pishinave

Publikohet udhëzuesi i Ministrisë së Shëndetësisë për masat higjieno-sanitare që do të duhet të zbatohen nga baret, restorantet dhe pishinat pas hapjes në ambientet e mbyllura.

Ministrja Ogerta Manastirliu lajmëroi se hapja e këtyre bizneseve nga një tetori do të bëhet në saj të zbatimit rreptësisht të protokollit të sigurisë anti-Covid, të miratuar nga Komitetin Teknik të Ekspertëve, me qëllim shmangien e një vale tjetër infeksioni.

Manastirliu theksoi se task-forca anti-Covid  ka miratuar protokollet e sigurisë dhe se respektimi i tyre është kusht i panegociueshëm.

Sipas ministres, inspektimi për zbatimin e këtyre masave, nga baret dhe restorantet dhe në pishinat e mbyllura, do të ndiqen me rigorozitet nga task-Forca e inspektimit të protokolleve antiCovid, policia e shtetit dhe policia bashkiake.

Kujtojmë se, nga 1 tetori bar-kafet, restorantet dhe pishinat do të mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre edhe në ambientet e brendshme, pas disa muajsh të mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit. Mirëpo ky vendim nuk do të vlejë për klubet e natës, pub-et si dhe diskot, të cilat do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura deri në një njoftim të dytë.

Të fundit