Flash News

KRYESORE

“Vetëm pasi përmendin median, studentët gjejnë zgjidhje me abonetë”, debatet e përmuajshme në Qyteti Studenti

“Vetëm pasi përmendin median, studentët gjejnë

Debatet janë të shpeshta çdo fundmuaji mes studentëve dhe punonjësve të Drejtorisë së Konvikteve. Më pak se 1.500 abone studenti janë të disponueshme për rreth 70 mijë studentë të universiteteve publike dhe private.

Studentët tregojnë rastin abuziv, të cilët vetëm pasi përmendin median mund të marrin rrin zgjidhje. Nëse jo, abonetë e studentit që kushtojnë 600 lekë i përfitojnë ata që janë me fat, ose me mik.

“Kam ardhur sot në mëngjes për të blerë abone. Lashë orën e mësimit dhe jam këtu deri tani. Në momentin që u ushtruam presion atyre, nuk kishin më si të na nxirrnin. Edhe unë që humba dy orë seminar, e duhet të vazhdoj ende mësimin pavarësisht se mora mungesa”, shprehet një studentë për Top Channel.

Ndërsa e pyetur nga Top Channel, drejtoresha e Shërbimeve Studentore, Ornela Dume shprehet se studentët që u ankuan për mungesën e aboneve kanë gjetur zgjidhje, por mohon që studentët të jenë pajisur me abone pas denoncimit në media.

Të fundit