Flash News

KRYESORE

Veterani 100-vjeçar i ushtrisë britanike mbledh më shumë se 14 milion dollarë për të luftuar Covid-19

Veterani 100-vjeçar i ushtrisë britanike mbledh më shumë

Një veteran 100- vjeçar i luftës britanike ka mbledhur më shumë 11,7 milion £ (14.6 milion dollarë) për Shërbimin Kombëtar të Shëndetit të vendit, vetëm duke ecur në kopshtin e tij.

Tom Moore, i cili 100 vjetorin e tij pritet ta festojë në 30 Prill, filloi sfidën të enjten e kaluar për të mbledhur para për Charities Together', i cili mbledh fonde për spitalet në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë stafin, vullnetarët dhe pacientët e prekur nga kriza e coronavirusit.

Ai synoi të përfundojë 100 xhiro në kopshtin e tij deri në 100-vjetorin e tij të lindjes, të ndihmuar nga një mjet mbështetës për këmbët.

Ai ecën 10 xhiro çdo ditë në kopshtin e tij, në Yorkshire, në Anglinë e veriut, dhe fillimisht shpresonte të mblidhte një shumë më modeste prej 1.000 (1.250 dollarë).

Por brenda 24 orësh ai e tejkaloi atë objektiv dhe ka rritur deri tani gati 12 milion £ (15 milion dollarë) për bamirësi shëndetësore, falë dhurimeve nga mbi 500,000 njerëz në internet.

Të fundit