Flash News

KRYESORE

Veterani i zhgënjyer: Drejtësia do të dalë në shesh!

Veterani i zhgënjyer: Drejtësia do të dalë në shesh!

Të shumtë janë ata persona që janë shprehur të zhgënjyer me keqpërdorimet që po ndodhin me listat e veteranëve. Ndër to është dhe Lekë Dorbruna nga Gjakova.

Në një intervistë për Telegraf ai ka thënë se nuk e ka besuar asnjëherë që do të kishte kaq shumë keqpërdorime.

“Duke e parë gjendjen e veteranëve, si dhe duke i dëgjuar bisedat rreth këtyre gjërave, më ka ardhur natyrshëm ta shkruaj statusin në Facebook”, ka shtuar Dobruna.

Lekë Dorbruna  thekson se listat e fryra të veteranëve të UÇK-së, në të cilat sipas tij, ka emra që nuk duhet të jenë aty, po dëmtojnë populli padrejtësisht.

“Janë më shumë se 19 mijë veteranë që paguhen padrejtësisht, që po e marrin pensionin e veteranit”, ka shtuar Dobruna.

Ai ka thënë se në qytetin e Gjakovës ka keqpërdorime të mëdha, duke shtuar se ka njerëz që kanë fut në lista familjarët e tyre.

“Fatkeqësisht edhe komandant lokal nuk e kanë bërë punën mirë. Nëse kanë pasur presioni politike është dashur të japin dorëheqje”, ka theksuar Dobruna.

Pavarësisht keqpërdorimeve me lista, Dobruna është shprehur para të rinjve se drejtësia do të vonojë, por do të vijë një ditë, sepse e drejta do të dal në shesh.

Të fundit