Flash News

KRYESORE

Vetëtimat shembin nënstacionin elektrik, mbetet pa energji Kombinati në Tiranë

Rreth orës 03:00 pas mesnate, Tirana u përfshi nga një mot i keq me rrebeshe shiu dhe shkreptima.

Si pasojë e shkarkesave atmosferike, është dëmtuar nënstacioni elektrik i Kombinatit

Nga fotot shikohet shëmbja e një pjesë të godinës dhe djegia e pajisjeve 35kV bashkë me transformatorin.

Punonjësit e OSHEE, sektori i avarive “tensioni i lartë” kanë kryer manovrimet e para duke mundësuar furnizimin me energji elektrike nga linja të dyta unazore.

Megjithatë, OSHEE sqaron se aktualisht një pjesë e zonës Kombinat në Tiranë është pa energji elektrike.

Grupet e punës së OSHEE janë në gatishmëri për normalizimin e situatës, pavarësisht kushteve të motit.

Të fundit