Flash News

KRYESORE

Vetëvendosja: Institucionet shqiptare heshtin për vizitën e Pacollit në kohë pandemie

Vetëvendosja: Institucionet shqiptare heshtin për vizitën e

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri kërkon nga institucionet shqiptare që të hedhin dritë mbi vizitën e Behgjet Pacollit në vendin tonë në kushtet kur kufijtë e vendit ishin mbyllur për shkak të pandemisë.

Përmes një postimi në Facebook, VV shkruan se janë mbushur dy javë që prej vizitës së tij me avionin privat por për shkak të territ informativ nga ana e këtyre institucioneve asgjë nuk është e qartë.

VV sqaron se as ambasada e Kosovës në Shqipëri nuk ka informacion mbi vizitën e Pacollit.

“Në mungesë të transparencës, këtë javë u jemi drejtuar zyrtarisht me shkrim katër institucioneve të Republikës së Shqipërisë, bazuar mbi ligjin për të drejtën e informimit, për të kërkuar zbardhjen e këtij rasti: Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Autoritetit të Aviacionit Civil (shkresa e plotë gjendet në vijim të kësaj komunikate). Kjo çështje ka prekur shëndetin publik dhe ka krijuar një situatë skandali për institucionet e Republikës së Shqipërisë. Kërkojmë transparencë të plotë për rastin”, sqaron Vetëvendosja.

  Reagimi i plotë

Institucionet e Shqipërisë duhet të hedhin dritë mbi rastin “Behgjet Pacolli”

Kanë kaluar dy javë prej ardhjes së Behgjet Pacollit në Republikën e Shqipërisë me avionin e tij privat në datën 28 prill 2020, në rrethana të dyshimta, në mes të gjendjes së fatkeqsisë natyrore dhe në shpërputhje të rregullave të riatdhesimit të bëra publike nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në mes të pandemisë. Kujtojmë që Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë është deklaruar publikisht në datën 29 prill 2020, duke shpjeguar se nuk dinë asgjë për rastin dhe se të vetmin informacion e kishin nga mediat. As publiku i gjerë nuk e di se çfarë ndodhi në datat 28-30 prill 2020, gjatë ardhjes së Behgjet Pacollit në Republikën e Shqipërisë. Kjo vjen për shkak të territ informativ që kanë krijuar institucionet e Republikës së Shqipërisë, duke mos dhënë asnjë shpjegim.

Përfaqësues të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri i janë drejtuar në disa raste publikisht institucioneve të Republikës së Shqipërisë për ta zbardhur rastin, por kanë hasur në vesh të shurdhër. Në mungesë të transparencës, këtë javë u jemi drejtuar zyrtarisht me shkrim katër institucioneve të Republikës së Shqipërisë, bazuar mbi ligjin për të drejtën e informimit, për të kërkuar zbardhjen e këtij rasti: Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Autoritetit të Aviacionit Civil (shkresa e plotë gjendet në vijim të kësaj komunikate). Kjo çështje ka prekur shëndetin publik dhe ka krijuar një situatë skandali për institucionet e Republikës së Shqipërisë. Kërkojmë transparencë të plotë për rastin.

Tiranë, 12 maj 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Qendra në Shqipëri

Të fundit