Flash News

KRYESORE

Vetëvendosja: Marrëveshja e dëmshme, Hoti i solli Kosovës dëmet e radhës

Vetëvendosja: Marrëveshja e dëmshme, Hoti i solli Kosovës

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka kritikuar marrëveshjen ekonomike të arritur këtë të premte mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Në një postim në rrjetet sociale, Haxhiu shkruan se Hoti dhe delegacioni i tij i paligjshëm ia sollën Kosovës dëmet e radhës, ndërsa marrëveshjen e quan të dëmshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

"Hoti dhe delegacioni i tij i paligjshëm ia sollën Kosovës dëmet e radhës!

E quajtën "Marrëveshje historike për njohje" ndërsa hoqën dorë nga pavarësia e Kosovës e na sollën marrëveshje të dëmshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

Ujmanin e ndanë me Serbinë, hoqën dorë nga anëtarësimi i Kosovës në Organizata ndërkombëtare, pranuan anëtarësimin në Mini-shengenin ballkanik e dalje Serbisë në Detin Adriatik.

Marrëveshjet e dëmshme nuk mund të jetësohen!" shkruan Haxhiu.

Të fundit