Flash News

KRYESORE

‘Vetëvendosja’ në Shqipëri? Aktivisti flet për bashkëpunim me studentët dhe bizneset

‘Vetëvendosja’ në Shqipëri? Aktivisti flet për

“Nuk e kemi diskutuar në organet vendimmarrëse këtë çështje. Politika nuk është e qëndrueshme, por jemi të interesuar për bashkëpunim me studentë, biznese por dhe me subjekte politke për interesa të përbashkëta bazuar në program e çështje me interesa të përbashkëta”.

Është kjo përgjigjia që dha kativisti i vetëvendosjes Arbër Zaimi kur u pyet për deklaratat e kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti, i cila tha se terren për shtrirje të Vetëvendosjes në Shqipëri.

“Kurti tha që protesta e studentëve është organzimi më autentik që ka organizuar Shqipëria nëse është për t’u mbështetur dhe ftesa që disa studentë i bënë zotit Kurti, mori përgjigje me ardhjen e Kurtit këtu”.

Sipas Zaimit protesta të tilla organizohen kur ka papunësi të të rinjve, pabarazi të skajshme dhe emigrim. “Terren ka për protesta të tilla dhe e merr përgjigjen te rezultatet e qeverisë, që prin për papunësi rinore, pabarazi e skajshme dhe emigrim. Sigurisht që terreni për protesta është i madh. Në një terren të tillë ku për të rinjtë duket e errët e ardhmja protetata janë diçka e natyrshme. Nëse nuk është oranizimi ato mund të humbasim edhe në Evropë protestat vijnë paketë me pakënaqësitë”.

Të fundit