Flash News

KRYESORE

Vetëvendosja në Shqipëri: Vazhdon organizimi kundër HEC-it të jashtëligjshëm në Zall Gjoçaj, sot u mbajt seancë gjysmake

Vetëvendosja në Shqipëri: Vazhdon organizimi kundër HEC-it

Përmes një postimi në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri njofton se së bashku me përfaqësues të organizatave mjedisore dhe aktivistë të shoqërisë civile u bashkuan sot me banorët e zonës së Zall-Gjoçajt, në mbështetje të mbrojtjes së parkut kombëtar dhe të së drejtës për ujë të pijshëm për rreth 10,000 banorë të zonës, të cilët kërkojnë ndërprerjen e punimeve të HEC-it.

Përfaqësues të kësaj lëvizje në Shqipëri njoftojnë se në gjykata e në terren, vazhdon organizimi kundër HEC-it të jashtëligjshëm.

Ata sqarojnë se tre tentativava të mëhershme dështuan për të mbajtur një seancë në Gjykatën Administrative të Tiranës, për padinë e ngritur nga banorët e zonës së Zall Gjoçajt kundër ndërtimit të HEC-it në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali i Dejës” sepse palët e paditura nuk paraqiteshin.

Po ashtu nënvizojnë se ditën e sotme nuk u paraqitën gjyqtarët, me arsyen se trupi gjykues nuk kishte kuorum, pasi mungonin 2 prej 3 gjyqtarëve.

“Prandaj sot u mbajt një seancë gjysmake. Në vend që të vendosej për masën e sigurimit të padisë për pezullimin e punimeve të ndërtimit të HEC-it të jashtëligjshëm në park, gjyqtarja sot mundësoi vetëm shkëmbimin e dokumentacionit mes palëve. Një seancë e radhës pritet të mbahet brenda dy javësh, por ndërkohë kjo situatë i leverdis kompanisë së ndërtimit e cila po tenton ta bëjë fakt të kryer futjen e punimeve të ndërtimit të HEC-it brenda parkut kombëtar.”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes në Facebook.

Të fundit