All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Vetëvendosja në Tiranë, Minxhozi: Po përzihet në punët e Shqipërisë; klasës kosovare nuk po i tregohet si duhet të ndërtohet Kosova

Vetëvendosja në Tiranë, Minxhozi: Po përzihet në
All - Paragraf - 1

Analisti Skënder Minxhozi mendon se ngritja e selisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë ndodh jashtë hapësirës së vet natyrale.

All - Paragraf - 3

I ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, Minxhozi u shpeh se LVV po përzihet në punët e brendshme të Shqipërisë.

Minxhozi tha siç nuk ka parti politike në Shqipëri që mund të ngrihen në Kosovë, ashtu edhe VV nuk mund të përzihet në hapësirën e një tjetër shteti.

Ndërsa për vizitën e Kurtit në Tiranë, analisti tha se është diçka krej normale në kuadrin e një vizite zyrtare.

“Vizita e Albin Kurtit në Tiranë është krejt normale. Një vizitë që i kishte të pritshme diferencat. Albin Kurti ndodhet në këto orë në trysni, pasi zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se duhet hequr taksa ndaj Serbisë. Sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës, duhet që marrëveshjet mes shteteve të marrin jetë. Kurti këtu ka të drejtë që duhen zbatuar marrëveshjet.

Fakti se VV mund të përfshihet në aksione përtej hapësirës gjeo-politike ku ka lindur dhe ku ka marrë edhe votat. Në këtë sens ndodhemi përballë një risie. Nuk jam i bindur që Kurti e ka hapësirën për të ndërhyrë.

Dy shtetet që janë shumë të papërgatitura ku mund të komunikojmë sipas ambicieve të partive. Siç nuk ka parti nga Tirana që nuk mund të thotë se çfarë të bëhet në Prishtinë, ashtu besoj ndoshta nuk ka parti që duhet të përzihen jashtë vendit. Dy shtetet nuk janë gati për të përzier projekte politike që i përkasin entiteteve të ndara. Në Tiranë ska parti që i tregon klasës kosovare si duhet të ndërtohet Kosova”, tha Minxhozi.

Të fundit