Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Vetëvendosja në Tiranë: Rama po e fal detin duke pranuar diktatin grabitqar të Mitsotakis
Dega e Vetëvendosjes në Tiranë ka reaguar mbi një prej debateve më të ‘nxehta’ aktualisht, pretendimet e Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje detare (md) në Detin Jon.
Sipas VV, Rama jo vetëm që nuk synon ta kundërshtojë këtë marrëveshje, por po bën avokatin mbrojtës të diktatit grabitqar të Greqisë ndaj territorit detar shqiptar.
Reagimi i plotë:
Nuk është e vërtetë që Greqia ka të drejtë të zgjerohet me 12 milje detare (md) në Detin Jon. Ministri i Jashtëm grek ka njoftuar një vizitë në Shqipëri për këtë çështje, pikërisht ngaqë ai e di se nuk e ka këtë drejtë. Synimi i Qeverisë Micotaqis është që qeveria Rama të mos e kundërshtojë zyrtarisht këtë zgjerim të Greqisë në kurriz të territorit detar shqiptar. Mirëpo, është bërë e qartë se qeveria Rama jo vetëm që nuk synon ta kundërshtojë, por edhe po bën avokatin mbrojtës të diktatit grabitqar të Greqisë ndaj territorit detar shqiptar.
Ndryshe nga qeveria e vitit 2009, qeveria Rama nuk ka nevojë madje as të nënshkruajë marrëveshje për ta falur detin e Shqipërisë. Nëse Greqia miraton dekretin për zgjerim me 12md në Detin Jon, atëherë, në mungesë të një kundërshtimi zyrtar nga ana e Shqipërisë, falja e detit bëhet fakt i kryer. Çdo negociatë që do të vazhdonte mes Shqipërisë dhe Greqisë, pa e kontestuar menjëherë dhe zyrtarisht diktatin grabitqar grek, do të niste duke e pranuar këtë diktat.
Nuk mund të bëhet asnjë paralelizëm i logjikshëm midis depozitimit që Shqipëria ka bërë në vitin 1990 në OKB, kur zvogëloi ujërat e saj territoriale nga 15md në 12md, dhe zgjerimit që kërkon të bëjë tani Greqia pas shumë dekadash, nga 6md në 12md. Dheu kontinental i Shqipërisë ka përparësi ndaj dheut ishullor të Greqisë në Detin Jon në përcaktimin e hapësirave përkatëse detare. Ulja në negociata, nëse vjen pas diktatit dhe pa e kundërshtuar atë sot, do të niset prej barazimit të padrejtë të dheut ishullor grek me dheun kontinental shqiptar në efektet që marrin për ujërat territoriale, hapësirën ajrore, shelfin kontinental dhe zonën ekskluzive ekonomike që i takon Shqipërisë. Këtë e kanë sqaruar me profesionalizëm në mbi 11 vite, dhe vazhdojnë ta sqarojnë shumë ekspertë shqiptarë, bazuar mbi ligjin ndërkombëtar dhe aplikimin e tij. Ulja në negociata pa kundërshtuar një herë zyrtarisht diktatin grabitqar të qeverisë Micotaqis, është mënyra se si qeveria Rama garanton humbjen e territorit shqiptar.
Si mund ta kundërshtojë Shqipëria diktatin grabitqar? Së pari, në nivel politik bilateral, nevojitet menjëherë një notë proteste nga qeveria Rama drejtuar Qeverisë Micotaqis për deklaratat publike të dhëna nga kjo e fundit për zgjerim me 12md në Detin Jon. Së dyti, nësë qeveria Micotaqis nuk e merr parasysh notën e protestës dhe miraton dekretin për zgjerim me 12md, atëherë Shqipëria duhet aty për aty të depozitojë një denoncim pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të OKB-së në kundërshtim të këtij diktati grabitqar. Së treti, Qeveria e Shqipërisë duhet ta ftojë Qeverinë e Greqisë për ta trajtuar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Së katërti, nësë Greqia refuzon të pranojë që çështja të shqyrtohet në GJND, atëherë Shqipëria duhet të thirret në Aneksin 5 të Konventës mbi të Drejtën e Detit duke e çuar Greqinë me detyrim në Arbitrazh, ashtu siç ka vepruar shteti “Timor Leste” (Timuri Lindor) ndaj Australisë në vitin 2016.
Duhet patur parasysh që Australia, ashtu siç ka vepruar Greqia në vitin 2015, kishte depozituar në OKB zyrtarisht rezervën për të mos njohur detyrimin për t’u paraqitur në një forum gjyqësor ndërkombëtar kundër vullnetin të saj për çëshje që lidhen me delimitimin detar. Mirëpo, kjo rezervë e Australisë nuk piu ujë ndaj ankesës që bëri Timuri Lindor ndaj saj në vitin 2016, m.q.s të dy shtetet ishin palë të Konventës mbi të Drejtën e Detit dhe Gjykata e Arbitrazhit e shqyrtoi rastin pavarësisht pretendimit të Australisë se nuk ishte në kompetencën e kësaj gjykate. Rasti i Timurit Lindor kundër Australisë përbën një çarje në traditën e gjykatave ndërkombëtare që trajtojnë delimitimin e territoreve detare, duke i dhënë mundësinë edhe një shteti të vogël si Timuri Lindor që ka fituar pavarësinë në vitin 2002, me një sipërfaqe prej 15.000 km2, me një popullsi me 1.2 milionë banorë dhe me Produktin e Brendshëm Bruto sa gjysma e Shqipërisë, të përballet ndërkombëtarisht me fakte dhe argumente dhe t'i mbrojë të drejtat karshi një shteti të fuqishëm si Australia.
Shqiptarët nuk mund të lejojnë që një tjetër qeveri sërish të tentojë të falë detin. Shqipëria nuk i ka asnjë borxh Greqisë, e cila as nuk e ka njohur gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë, vazhdon të mbajë në fuqi ligjin e luftës, nuk e njeh pakicën kombëtare shqiptare që është autoktone në Greqi, nuk e mbron trashëgiminë kulturore arvanitase në Greqi, dhe nuk hap shkolla shqipe në bazë të konventave evropiane.
Marrëdhëniet shtetërore të padrejta e të pabarabarta, që synojnë ta vënë Shqipërinë përfund Greqisë, nuk i shërbejnë mirëmbajtjes së fqinjësisë mes dy popujve tanë. Ne bëjmë thirrje për trajtim të barabartë, që të mos helmohen edhe më tej prej politikave hegjemonizuese marrëdhëniet mes njerëzve. Në rastin e Detit Jon, mosveprimi dhe moskundërshtimi i qeverisë Rama ndaj diktatit grabitqar të Micotaqisit për zgjerim me 12 milje, është falje e detit të Shqipërisë. Nëse qeveria Rama vazhdon të bëjë avokatin mbrojtës së qeverisë Micotaqis, dhe nëse nuk kundërshton zyrtarisht diktatin grabitqar, atëherë vetë mosveprimi i qeverisë thërret për veprim qytetar, edhe me protesta!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38