Flash News

KRYESORE

Vetëvendosja, pjesë e zgjedhjeve në Shqipëri? Shefi i grupit parlamentar nuk e mohon

Vetëvendosja, pjesë e zgjedhjeve në Shqipëri? Shefi i grupit

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca nuk e ka përjashtuar mundësinë që VV të marrë pjesë në zgjedhjet në Shqipëri, pa dhënë më shumë detaje.

“Po është e vërtetë që e kemi regjistruar Lëvizjen në Shqipëri. Por, është herët të flasim për pjesëmarrje në zgjedhje atje. Sidoqoftë, një opsion i tillë në një periudhë afatmesme të veprimtarisë nuk përjashtohet”, ka deklaruar Konjufca për gazetën Express.

Nën emrin ‘Qendrës Lëvizja Vetëvendosje’, partia u regjistrua sot në Gjykatën e Tiranës dhe drejtohet nga Boiken Abazi – Drejtor Ekzekutiv, ndërsa anëtarë të Bordit janë: Enis Sulstarova (Kryetar i Bordit i votuar unanimisht), Liburn Aliu, Hysamedin Feraj, Elvis Hoxha, Dejona Mihali, Sami Kurteshi, Arbër Zaimi dhe Gearda Demiraj.

Lëvizja Vetëvendosje është aktualisht partia më e madhe opozitare në Kosovë dhe drejtojet nga Albin Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje shtrihet në Shqipëri, dokumentacioni dorëzohet në Gjykatën e Tiranës

Të fundit