Flash News

KRYESORE

Vetëvendosje kundër Thaçit: Nuk ka bazë ligjore afati me 48 orë për kryeministrin

Vetëvendosje kundër Thaçit: Nuk ka bazë ligjore afati me

Në faqen zyrtare të tij, presidenti i Kosovës Hasim Thaçi lajmëroi se ai kishte vendosur si afat 48 orë për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që të propozonte emrin e kryeministrit të ardhshëm të vendit. Por LVV reagoi e sqaroi se një propozim i tillë nuk ka bazë kushtetuese dhe se nuk është bërë gjatë takimit Kurti-Thaçi.

Kreshnik Ahmeti, sekretar për marrëdhënie me jashtë në LVV, informoi se sot ishte në takimin Thaçi – Kurti, e se nuk pati asnjë afat kohor të caktuar nga presidenti.

“Mund të them që në asnjë moment Presidenti nuk ka përmendur kufizim kohor për nominimin e kadidatit/es për Kryeministër, e aq më pak afatin prej 48 orëve.

Ky kufizim kohor apo çfarëdo kufizimi i ngjashëm, nuk ka bazë kushtetuese.

Në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë sonë do të marrim vendim, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe mandej do t’ia dërgojmë zyrtarisht e me shkrim Presidentit propozimin tonë”, shkroi ai.

Ndërkohë që më herët, Thaçi shkroi në Facebook se nevoja e formimit të qeverisë është jetike për shtetin dhe qytetarët e Kosovës.

“Si president i vendit do ta ushtroj autoritetin tim kushtetues dhe ligjor të ruajtjes dhe kultivimit të unitetit politik e qytetar dhe orientimit euroatlantik të shtetit të Kosovës.

Prandaj, kam vendosur që t’i ofroj z. Kurti kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, para se të marr veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore.”.

Të fundit