Flash News

KRYESORE

Vetëvrasja e gruas së gjyqtarit/ Kush është Dritan Hallunaj, një ditë më parë u njoh me vendimin e vettingut  

Vetëvrasja e gruas së gjyqtarit/ Kush është Dritan Hallunaj,

Gruaja e gjyqtarit, Gjykatës së Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj, Enkelejda Hallunaj dyshohet se ka kryer vetëvrasje, duke u hedhur nga pallati ku banonte në Tiranë.

Një ditë më parë, gjyqtari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj u njoh me vendimin e KPK, duke e konfirmuar atë në detyrë dhe duke kaluar me sukses provën e vettingut.

Sipas KPK, Hallunaj deklarim të saktë pasurie dhe të justifikuar.

Ndaj gjyqtarit ishin depozitar dy ankesa, njëra nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, për vendimin e dhënë në gjyq ndaj Arben Frrokut. Hallunaj vendosi për pafajësinë e Arben Frrokut, dhe kryeprokurori Adriatik Llalla, bëri ankesë në KLD në vitin 2015. Llalla pretendoi se vendimi i gjyqtarit për Frrokun ka qenë i pabazuar dhe se ai ka bërë vlerësim provash të njëanshme.

Megjithatë, KPK e konsideron figurën e gjyqtarit Hallunaj të përshtatshme për të vijuar në detyrë.

Mësohet se Enkelejda Hallunaj punonte si stomatologe pranë Autoritetit Shtetëror rajonal në Tiranë. Ndërkohë, ende mbeten mister shkaqet e kësaj vetëvrasje, tashmë të konfirmuar zyrtarisht edhe nga policia.

Vetëvritet gruaja e gjyqtarit Hallunaj, hidhet nga pallati

Të fundit