Flash News

KRYESORE

Vetëvrasja e pacientit të dytë me covid-19, reagon spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ishte shtruar një ditë para aktit, ç’i kishte shkaktuar virusi

Vetëvrasja e pacientit të dytë me covid-19, reagon spitali

Vjen reagimi i spitali ‘Shefqet Ndroqi’, sa i takon rastit të dytë që një pacient i shtruar pasi është prekur me covid-19 vetëhidhet nga kati i katërt , duke gjetur vdekjen.

Sipas spitalit, Hasan Mira, 65 vjeç, i cili ishte edhe vjehrri i deputetit, Gjetan Gjetani, ishte shtruar një ditë më parë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2 dhe po trajtohej me terapinë e plotë të mjekimit.

Lexo edhe: U hodh nga kati i 4-të tek “Shefqet Ndroqi”, zbardhet telefonata e viktimës me fqinjin: Po ta dija çfarë bëhet këtu, nuk do isha shtruar kurrë!

“Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 65-vjeçarit me inicialet H.M, i cili i dha fund jetës mbrëmjen e djeshme dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij në këto momente të vështira.

65-vjeçari ishte shtruar një ditë më parë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2 dhe po trajtohej me terapinë e plotë të mjekimit.

Duke shprehur edhe një herë dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë, stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se po vijojë të jetë në shërbim 24/7 për të garantuar shërbimin shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë”, sqaron shkurtimisht spitali.

Ky është rasti i dytë brenda pak javësh në vendin tonë, pasi edhe më 13 gusht, një 29-vjeçar nga Durrësi u hodh nga kati i tretë i këtij spitali duke ndërruar jetë.

Të fundit